Partia Socialiste ka reaguar me anë të deputetes Olta Xhaçka për deklaratën e kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili nga Korça hodhi akuza për kryeprokuroren Ina Rama.
“Ilir Meta ka një siklet të madh e prandaj sulmon prokurorinë e drejtësinë, shantazhon e kërcënon me shpresën e vakërt se kështu do t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor për vjedhjen me bllok në dorë që s’ka mbetur kush pa e parë tashmë. Vetëm një njeri i kapur me shpatulla pas murit, me zë e figurë teksa vjedh, mund të veprojë si Ilir Meta, nga njëra anë fton prokurorinë të hetojë e nga ana tjetër e sulmon atë paturpësisht, nga njëra anë thotë se do vihet në dispozicuion të drejtësisë e nga ana tjetër hedh çdo ditë vrer mbi Prokuroren e Përgjithëshme”, tha gjatë një dalje për mediat, deputetja socialiste, Olta Xhaçka.
Top Channel