Slobodan Djurovic, një nga të pandehurit në procesin për vrasjen e gazetarit kroat Ivo Pukanic, ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kroate, sipas të cilave mohimin e tij Djurovic e ka bërë gjatë seancës së radhës gjyqësore, ku janë të pandehur tre vetë.

Gazetari Ivo Pukanic dhe bashkëpunëtori i tij Niko Franjic u vranë dy vjet më parë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinë.

Gjatë dëshmisë së tij, Djurovic deklaroi se element që s’ka lidhje me vrasjen është edhe bosi serb Sreten Jocic, i dënuar pak kohë më parë me 15 vjet burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA