Ndërsa deputeti Eduart Shalësi ka akuzuar qeverinë për vjedhjen e pasurisë publike, Ministria e Ekonomisë është mbrojtur me kundërakuza, duke sulmuar bashkinë.
“Duke u zotua se nëse ai do të vijë në pushtet do të anulojë këto privatizime, madje të gjitha privatizimet dhe të gjitha kontratat konçensionare, Edvin Rama u ofroi shqiptarëve modelin e tij revolucionar të privatizimit. Ai tha se do të vepronte ashtu siç veproi me Besnikun e Tajvanit, kur i shiti truallin në qendër të Tiranës me vetëm 160 euro për metër katrorë, ndërsa çmimi real i këtij trualli ishte 1600 euro”, është shprehjur Eno Bozdo, zëvendësministër i Ekonomisë.
“Kreu i puçistëve u zotua se do të anulonte privatizimet e kryera me ndihmën e Bankës Botërore, me ndihmën e institucioneve më të mira ndërkombëtare”, shtoi ai.
Top Channel