PDK, negociata sekrete me AAK-në
12/02/2011 13:45
Mosarritja e një marrëveshjeje me AKR-në, ka detyruar partinë e kryeministrit Thaci, PDK, që të nisë negociata me parti të tjera.
Kështu, mbrëmjen e ditës së enjte, dy zyrtarë të PDK-së kanë zhvilluar një takim me drejtues të AAK-së, ku është diskutuar mbi mundësinë për përfshirjen e kësaj partie në qeveri.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Epoka e Re”, e cila saktëson se takimi në fjalë është zhvilluar me kërkesë të zyrtarëve të AAK-së.
Në ditët e fundit PDK ka qenë në negociata me AKR-në, por arritja e një marrëveshjeje ka dështuar pasi partia e Thacit nuk lëshon postin e presidentit.
Top Channel