Në 2 vjet në një pjesë të aksit rrugor në Lushnje kanë humbur jetën 12 persona në aksidente të ndryshme rrugore, ndërsa numri i të plagosurve është mbi 100.
Rrethotullimi Sverës ka nisur të rehabilitohet, me iniciativën e Bashkisë së Lushnjes ka nisur vendosja e sinjalistikës dhe gomave në anë të rrugës për të evituar aksidentet fatale.
“Po punohet për mbushjen e saj dhe për vendosjen e githë sinjaleve. Njëkohësisht po kontaktojmë me specialistë rrugorë dhe do të marrim masa për sistemimin e ndriçimit në atë zonë”, është shprehur Ndriçim Kulla.
Një tjetër zonë e rrezikshme ka qenë rrethrrotullimi Cermës ku humbën jetën 54 persona në aksidente.
Pas vendosjes së sinjalistikës dhe pankinave mbrojtëse nga ana e pushtetit vendor, nuk ka më vdekje.
Top Channel