AKR ka refuzuar edhe ofertën e dytë që i ka bërë PDK-ja e Hashim Thacit për të formuar koalicionin që do të qeverisë Kosovën në katër vitet e ardhshme.
Sipas së përditshmes “Koha Ditore”, në ofertën e dytë është futur edhe një ofertë personale për kreun e AKR, Behxhet Pacolli.
Kështu, atij i është ofruar të jetë njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, plus posti i kreut të Kuvendit dhe 3 ministri që do të jenë në administrimin e AKR-së.
Por oferta është hedhur poshtë, pasi AKR kërkon postin e presidentit, një zëvendëskryeministër, gjashtë poste ministrash dhe gjashtë zëvendësministra.
Nënkryetari Ibrahim Makolli ka deklaruar se, nëse nuk i jepet posti i presidentit, Aleanca Kosova e Re do të mbetet në opozitë.
Top Channel