Rreth 100 policë kosovarë, anëtarë të Njësisë për Mbrojtje nga Afër, kanë refuzuar të veshin uniformat e blera nga administrata.

Agjentët, të cilët mbrojnë krerët e shtetit dhe delegacionet e huaja që vijnë në Kosovë, e kanë marrë këtë vendim pasi janë të bindur se uniformat jo vetëm që nuk janë cilësore, por dhe janë paguar më shtrenjtë nga sa kanë vlerën.

Për shkak të këtij vendimi, pakot me uniforma janë mbyllur në një depo të policisë dhe duket se agjentët nuk kanë ndërment t’i tërheqin.

Mediat kosovare shkruajnë se, policët dyshojnë se gjatë procedurave të tenderimit dhe blerjes është abuzuar dhe për pasojë refuzojnë të veshin uniforma “të korruptuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA