KKRT gjobit piratët

12/02/2011 20:50

Këshilli Kombëtar i Radio dhe Televizionit ka marrë vendim të penalizojë 15 subjekte.

Në mbledhjen e këtij institucioni janë konstatuar se 15 televizione kabllore gjatë vitit 2010 kanë kryer pirateri, duke transmetuar programe për të cilat nuk kanë patur të drejtën e autorit.

Sipas ligjit, këto televizione kabllore janë gjobitur me 100 deri në 800 mijë lekë dhe 8 prej këtyre subjekteve kanë marrë paralajmërim për gjobë.

KKRT-ja ka vendosur gjobë për televizion kabllor, Irla, Iliria, Kombi, Alfa Kabël, Jug, Apt, Avn dhe Apollon.

Platforma “Digitalb” ka depozituar pranë këtij institucioni denoncime të herëpashershme rreth piratimit të vazhdueshëm të programeve televizive kabllore në disa rrethe të vendit.

Kompania “Digitalb”, ka kryer gjatë vitit 2010 monitorime të pavarura nga të cilat ka siguruar prova për një numër të madh operatorësh televizivë kabllorë që transmetojnë në mënyrë ilegale sinjalin e kanaleve të platformës “DigitAlb” si dhe evenimente të rëndësishme sportive për të cilat paketa SuperSport ka të drejtat e transmetimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA