Greqia, BE dhe FMN miratojnë paketën e re
12/02/2011 12:25
Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë miratuar paketën e re të ndihmave për Greqinë, me një vlerë prej 15 miliardë dollarësh.
Megjithatë, të dyja institucionet kanë paralajmëruar se plani i rimëkëmbjes së Greqisë mund të rrezikohet nëse qeveria nuk arrin të shpejtojë reformat fiskale dhe të rrisë shkallën e privatizimeve.
Athina tashmë ka shkurtuar shpenzimet publike, ka ngrirë pensionet dhe ka rritur taksat për të përmbushur kushtet e paketës së shpëtimit prej 110 miliardë eurosh dhe për të shmangur falimentimin.
Top Channel