Rezoluta e byrosë së PPE-së

11/02/2011 20:25

Asamblea politike e Partisë Popullore Europiane përmes një deklarate vlerëson përpjekjet dhe reformat e Partisë Demokratike dhe kryeministrit Berisha në përmbushje të kritereve të nevojshme për progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Kjo Asamble thotë se më 21 janar, në një tentativë të dështuar për të marrë pushtetin me dhunë, sipas një plani të paralajmëruar, lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama organizoi një rrethim prej 5 orësh dhe sulme të dhunshme kundër Këshillit të Ministrave.

Asamblea konstanton se situata politike në vend është e tensionuar mes qeverisë së kryeministrit të zgjedhur nga zgjedhje të lira, siç thotë deklarata dhe opozitës socialiste.

Asamblea e Partisë Popullore Europiane i bën thirrje opozitës dhe Edi Ramës të ndërpresë përdorimin e mjeteve dhe taktivave të dhunshme për qëllime politike, të ndalojë përshkallëzimin e mëtejshëm politik, të respektojë dhe të bashkëpunojmë me institucionet e Shqipërisë dhe në veçanti të sigurojë pjesëmarrje të plotë në punimet e parlamentit.

Gjithashtu bëhet thirrje për një hetim gjithëpërfshirës të pavarur dhe profesional mbi ngjarjet e para dhe pas 21 janarit duke përshëndetur, siç shkruhet në deklaratë, kërkesën e kryeministrit Berisha për asistencë ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA