PS, Doshi dhe Stërkaj në prokurori

11/02/2011 09:30

Dy deputetët e Partisë Socialiste, Tomë Doshi dhe Paulin Stërkaj janë paraqitur mëngjesin e sotëm në selinë e prokurorisë së Tiranës.

Sipas informacioneve të fundit, ata do të dëshmojnë përpara prokurorëve lidhur me ngjarjet e 21 janarit.

Ata janë thirrur në cilësinë e personave që kishin dijeni për organizimin e protestës së opozitës, që përfundoi në dhunë dhe me 4 viktima.

Për të njëjtën cështje pak ditë më parë në organin e akuzës u paraqitën kryetari i PDK-së Nard Ndoka dhe ai i PSD-së, Skënder Gjinushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA