PS: Berisha gënjen ndërkombëtarët
11/02/2011 21:15
Socialistët kanë reaguar duke kujtuar se Berisha gënjen kur u premton me fjalë ndërkombëtarëve se nuk do të sulmojë institucionet, ndërsa me veprime bën të kundërtën.
“Aldoja s’ka gojë të flasë nga vetja, por flet për hesap të Saliut. Çfarë tha sot për padinë ndaj prokurores së përgjithshme, tregon thjesht që Saliu nuk ndalet në luftën e tij me Ina Ramën. Tjetër u thotë ndërkombëtarëve, tjetër u bën shqiptarëve. Prandaj shqiptarët më 18 shkurt do të dalin në demonstratë kundër Saliut që i ka të gjitha fajet”, tha Megi Ajtyresa, anëtare e kryesisë së PS-së.
Top Channel