PD: Padi ndaj Ina Ramës
11/02/2011 21:05
Partia Demokratike ka vijuar betejën e saj me prokuroren e përgjithshme Ina Rama, duke lajmëruar se do të depozitojë një padi penale, ndaj saj për nxjerrje të sekretit të hetimeve për atë që mazhoranca e quan puç të 21 janarit në media.
“Deputetët e Partisë Demokratike do të ngrenë padi penale për Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, për shkatërrimin që po i bën procesit të hetimit të ngjarjes së rëndë të 21 janarit, kur u tentua të rrëzohej me dhunë një shumicë legjitime”, tha Bumçi.
“Ne disponojme fakte të pakundërshtueshme se ‘shoqja e ngjarjes së bulevardit’ dhe prokurorë që hetojnë çështjen janë në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët e këtij akti”, theksoi ai.
Top Channel