Burrel, goditet me sëpatë 56-vjecari
11/02/2011 14:25
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një 56-vjecar është goditur me mjete të forta nga një i afërm i tij.
Sipas informacioneve të fundit, shtetasi Petrit Beshi është goditur me sëpatë nga kushëriri i tij Qemal Beshi, i cili ka arritur të largohet.
Policia lokale njofton se nga hetimet paraprake rezulton që sherri të ketë nisur për motive pronësie.
Autoritetet shtojnë se 56-vjecari i plagosur është shoqëruar nga uniformat blu në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Top Channel