Në Bosnje e Hercegovinë ka dështuar negociata mes partive kryesore për formimin e një koalicioni qeverisës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave mbrëmjen e djeshme u zhvillua takimi i katërt që për fat të keq u mbyll pa rezultat.

Sipas burimeve, shkak për këtë bllokim duket se është bërë kërkesa e dy partive të Unionit Demokrat Kroat për të qenë pjesë e kabinetit të ri.

Pak ditë më parë eurodeputetja Doris Pack kritikoi lidershipin politik të Sarajevës për mungesën e formimit të qeverisë, duke paralajmëruar edhe sanksione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA