Cështjet e pazgjidhura lidhur me Kosovën, përfshirë dhe statusin e zonave me shumicë serbe në veri të saj, mbeten sfidë për stabilitetin në Evropë.

Deklarata është bërë nga James Clapper, drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA, për një nga komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit.

“Një numër cështjesh në Ballkan janë burim tensioni që kërkojnë përfshirjen e Perëndimit, si në rrafshin diplomatik edhe në atë të sigurisë”, ka pohuar Clapper.

Dëshmia e Clapper përmend dhe përpjekjet e Beogradit për të rihapur cështjen e statusit, si dhe dobësinë e Prishtinës në sundimin e ligjit dhe shkallën e demokracisë.

Clapper ka nënvizuar gjithashtu se, retorika serbe rreth shkëputjes nga Bosnja do vazhdojë të nxisë tensione në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA