Prokurimet publike, 1 milion euro nga BE
10/02/2011 14:40
Bashkimi Europian ka akorduar 1 milion euro ndihmë për të forcuar sistemin e prokurimeve publike, një nga fushat më të rrezikuara nga korrupsioni.
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Seki, ndonëse nënvizoi progresin që ka bërë Shqipëria në këtë fushë përmes zbatimit të prokurimeve elektronike, tha se “është e nevojshme që të forcohet më tej transparenca e tenderave që qeveria bën me paratë e taksapaguesve”.
Ndaj vuri në dukje ai Bashkimi Europian do të jetë gjithmonë i gatshëm ta ndihmojë Shqipërinë në këtë fushë.
Top Channel