Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi duke folur në parlament ka akuzuar deputetët e PS-së si “vrasës”.
Në një situatë të tensionuar në seancë, ku deputetët e opozitës qëndronin në këmbë pranë podiumit kryesor, Olldashi ka akuzuar opozitën për ngjarjet e 21 janarit.
“Ju jeni vrasës! Keni kërkuar publikisht vrasjen e 13 mijë njerëzve të pafajshëm në emër të kryetarit tuaj. Çfarë përfaqësuesish jeni ju që kërkoni 13 mijë të vdekur për karrigen e kryetarit tuaj”, është shprehur Olldashi.
“Ku e kishit burrësinë ju më 21 janar, ju që u fshehet nëpër kafene dhe nxorrët përpara njerëz të paguar”, theksoi Olldashi.
Gjatë gjithë fjalimit, ministri është shoqëruar nga thirrjet e deputetëve të opozitës: “Vrasës, vrasës!”.
Top Channel