Nis seanca parlamentare
10/02/2011 12:05
Ka nisur sërish e tensionuar seanca parlamentare. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ia ka dhënë fjalën ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami i cili është ndërprerë nga deputetët e opozitës që qëndrojnë të ngritur në këmbë.
Ai ka akuzuar deputetët e opozitës së janë përgjegjës për vrasjen e katër demonstruesve në 21 janar.
“Tu vijë turp që nuk i dolët në ballë njërëzve tuaj. Po fyeni në mënyrë të paarsyeshme dhe nuk po lejoni të zhvillohet një seancë normale”, tha Imami.
Top Channel