Ndërpritet seanca parlamentare
10/02/2011 11:35
Ndërpritet seanca parlamentare pas një tensionimi të situatës që ka shkuar deri në përplasje fizike mes deputetëve.
Fillimisht deputeti demokrat Edi Paloka, i cili ishte duke mbajtur fjalën e radhës, është ndërprerë nga deputetit i PS-së, Paulin Stërkaj dhe më pas është qëlluar me grusht nga deputeti socialist Armando Prenga.
Seanca ka nisur e tensionuar që në minutat e para pas akuzave reciproke mes deputetëve për ngjarjet e 21 janarit.
Deputetët socialistë janë ngritur në këmbë që pas përfundimit të fjalës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi.
Top Channel