NBA, Detroit thellon krizën e Cleveland

10/02/2011 21:00

Detroit Pistons thelloi edhe më shumë krizën e Cleveland Cavaliers në kampionatin amerikan të basketbollit (NBA), duke u shkaktuar këtyre të fundit humbjen e 26 radhazi.

Pistonsat fituan 103-94 në fushën e Kavsave, në një ndeshje ku rezultati në favor të miqve nuk u vendos asnjëherë në diskutim. Ata kryesonin 55-43 pas dy pjesësh, ndërsa Cliveland nuk krijoi asnjëherë përshtypjen se mund t’i jepte fund rekordit më të keq të humbjeve në historinë e klubit.

Në ndeshjet e tjera kryesore, San Antonio Spurs triumfuan 111-100 me Toronton, Orlando mposhti 99-95 skuadrën e Filadelfias, ndërsa Bullsat triumfuan 91-86 ndaj Utah Jazz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA