Lushnje-Fier, aksident, viktima

10/02/2011 13:10

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Lushnje-Fier.

Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e Savrës kur makina me targa TR 2573 T ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bankinat anësore dhe në fund me një pemë.

Në mjet udhëtonin 4 persona, një prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur humbi jetën në spital.

Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, makina i përkiste institucionit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë.

Nga hetimet e para doli që shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e madhe e mjetit dhe mungesa e sinjalistikës.

Vendi ku ndodhi aksidenti i mbrëmshëm është një pikë e rrezikshme ku kanë humbur jetën shumë persona.

Edhe pse ka patur mjafte viktima asnjë masë nuk është marrë për rebilitimin e kësaj pike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA