Kubica, të premten në sallë operacioni

10/02/2011 21:05

Piloti polak, Robert Kubica, është larguar nga reparti i reanimacionit, por ditën e premte do t’i nënshtrohet një operacioni të ndërlikuar për frakturat e tij në këmbë dhe legen.

Lajmin e bëri të ditur e përdisthmja spanjolle “AS”, e cila shtoi se ditën e hënë, 26-vjeçari do të ketë një tjetër operacion për frakturat në shpinë.

Pas të dy ndërhyrjeve, për kujdes, polaku do të rifutet në reanimacion për 24 orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA