Korcë, maqedonasit kundër konsullit

10/02/2011 16:15

Deklaratat e konsullit grek të Korcës kanë sjellë edhe reagimin e minoritetit maqedonas.

Për faktin se, sipas kryetarit të shoqatës maqedonase, ka tentativa për të tjetërsuar minoritetet, deklarata e përfaqësuesit diplomatik është e papranueshme.

Vasil Sterjovski ka thënë se konsulli grek nuk duhet të ndërhyjë në cëshjet e një shteti të pavarur si Shqipëria, ndërsa sipas tij më absurde akoma është ideja e Greqisë, që vazhdon të pretendojë ende shtrirjen dhe zgjerimin territorial.

“Deklaratat e konsullit grek janë të papranueshme dhe në dëm të komuniteteve që jetojnë në Shqipëri. Ne e kuptojmë këtë si një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Nga ana tjetër, është e papranueshme që në shekullin e 21-të Greqia ka ende pretendime territoriale. Konsulli duhej përjashtuar më parë, pasi nisi zhvarrimet në Boboshticë”, ka deklaruar Vasil Sterjovski.

Edhe minoriteti maqedonas ka hedhur idenë se po tentohet nga konsulli grek tjetërsimi i pakicave mes të cilëve vllenjtë, romët dhe egjiptianët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA