Fier, përleshje me armë mes të rinjve

10/02/2011 15:35

Një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve të rinjsh është regjistruar pak caste më parë në qytetin e Fierit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona, një prej të cilëve i identifikuar si shtetasi Mariglen Mellari, 22 vjec.

Sipas burimeve, Mellari dhe i riu tjetër që mbeti i plagosur janë dërguar nga uniformat blu në spitalin e qytetit.

Burimet saktësojnë më tej se mbi ngjarjen, që ndodhi në lagjen “29 Nëntori”, po hetojnë agjentët e anti-krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA