Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka nderuar jetën dhe veprën e regjisorit të shquar të kinematografisë shqiptare, Hysen Hakani, e cili u nda nga jeta ditën e djeshme.
Kreu i Shtetit ka bërë homazhe në Teatrin Kombëtar duke shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të të ndjerit Hysen Hakani për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
“Së pari dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e regjizorit Hakani! Të shpreh këtë brengë që na shoqëron në mënyrë të vazhdueshme duke përcjellë nga bota jonë reale njerëzit, të cilët kanë vendosur themelet e artit dhe të kinematografisë shqiptare!”, tha Topi.
“Hysen Hakani ishte njëri prej tyre dhe padyshim, përveç vlerave të veçanta si artist, ai ka marrë një notë të lartë qytetarie, duke lënë në memorien e kombit dhe në memorien tonë arritjet e kombinimit të vërtetë që ekziston midis atij që është njeri në radhë të parë dhe e dyta, të një artisti të madh. Ju falemnderit!”, shtoi ai.
Top Channel