Deklaratat e konsullit grek se në Korcë ka minoritarë grekë, kanë ndezur debatin në ambientet intelektuale shqiptare.
Kësaj teme iu kushtua edhe emisioni i mbrëmjes së sotme në Top Show, “Grekët në Korcë?”.
Në një lidhje direkte telefonike nga Korca, prifti vllah, Dhimitraq Veriga hodhi poshtë deklaratat e konsullit grek të cilin e quajti të papërgjegjshëm që lëshon shpesh deklarata të tilla absurde. Ai tha se e komuniteti që ai përfaqëson e ndjen veten shqiptar dhe jo grek.
Ndërkohë për historianin Pëllumb Xhufin, ndaj vllehëve në shumë shtete të Ballkanit janë vënë në jetë politika asimiluese, ndërsa në Shqipëri ka patur një bashkëjetesë. Zoti Xhufi përmendi rastin e Voskopojës në Korcë të vërtetuar që nga dokumentat e Perandorisë Osmane.
Top Channel