Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere iu ka bërë thirrje partive politike maqedonase që të ndërpresin bojkotin, pasi ky opsion nuk i zgjidh problemet e vendit.
Fuere u ka kujtuar subjekteve partiake se vendi nga vjen ai, Irlanda, ka një përvojë të keqe me bojkotin.
“Kjo fjalë ka prejardhje nga Irlanda për arsye se kohë më pare, fshatarët irlandezë kishin vendosur të injoronin ushtarakun britanik Charles Boycott, që po administronte tokat e tyre. Ky veprim u quajt më vonë bojkot”, ka deklaruar Fuere.
Duke folur në një konferencë, ambasadori ka prekur edhe cështjen e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën ka kërkuar implementimin jo vetëm në letër.
“Duhet të pranohet sa më parë fryma e MO, sepse kjo është rruga e vetme për integrimin e Maqedonisë në BE”, ka shtuar Fuere.
Top Channel