Deputeti Gazmend Oketa kërkoi që autoritetet shqiptare të shpallin person “non grata” konsullin grek në Korcë.
Në komisionin parlamentar për politikën e jashtme ishin ftuar për t’u dëgjuar përfaqësues të lartë të Ministrisë së Jashtme, mbi qëndrimin e mbajtur ndaj deklaratave të konsullit grek në Korcë për cështjen e rregjistrimit të poullsisë sipas kombësisë.
“Personalisht, si deputet dhe si anëtar i komisionit të jashtëm do rekomandoja shpalljen non grata të konsullit grek në Korcë”, tha Oketa.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu u shpreh se zëri i konsullit grek në Korcë nuk është i vecuar.
“Në këto linja ishin edhe dy deputetë greke, të Janinës dhe Follorinës, që ishin të pranishëm në ceremoni, përfshirë kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule”, theksoi Turdiu.
Turdiu vlerësoi qëndrimin e mbajtur ndaj këtyre thirrjeve të kreut të bashkisë së Korcës, Niko Peleshi, i cili ka kundërshtuar hapur thirrjet greke.
Por kreu i Drejtorisë së përgjithshme rajonale konfirmoi se ambasadori grek në Tiranë ka saktësuar se këto janë mendimet individuale të konsullit dhe jo qëndrim i shtetiti grek.
“Ambasadori konfirmoi se ky nuk është qëndrimi i shtetit grek, por një qëndrim personal që do ketë pasojat e veta. Kjo varet nga qarqet që e kanë dërguar”, tha Berisha.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, ky konsull ka bërë thirrje kundër shtetit shqiptar edhe herë të tjera.
Top Channel