Kroacia i kërkon Francës Momic
09/02/2011 18:55
Kroacia ka kërkuar nga Franca që t’i dorëzojë ish-paraushtarakun serb, Milorad Momic, i akuzuar për krime lufte kundër civilëve në fillim të konfliktit në ish-Jugosllavi.
Momic, aktualisht 47 vjec, akuzohet nga drejtësia kroate për vrasjen e një civili dhe keqtrajtimin fizik të shumë të tjerëve në vitin 1991, në fshatin Berak pranë Vukovarit.
Momic ka qenë anëtar i njësisë famëkeqe paraushtarake serbe “Skorpionët”, që morrën pjesë dhe në krimet e luftës në Bosnjë e Kosovë.
Top Channel