Historiania Valentina Duka në vijim të fjalës së saj në Top Show u shpreh se në Korcë historikisht ka patur shqiptarë greqishtfolës, por asnjëherë qytetarë me etni greke.
Zonja Duka kritikoi deklaratën e konsullit grek, Ikonomu, duke quajtur atë si joreale.
“Deklarata është absurde dhe joreale, joreale sepse përbërja historike dhe aktuale e Korcës është shqiptare. Grekët nisin kërkesat e tyre mbi bazën e registrave osmanë ku regjistrimi bëhej mbi baza fetare dhe jo mbi baza etnike. Pikërisht me këto dokumente grekët u paraqitën në Konferencën e Ambasadorëve ku kërkesa e tyre u hodh poshtë nga Italia. Në Korcë ka patur greqishtfolës, por jo grekë. Shqiptarët u mësonin fëmijëve të tyre greqisht për t’i shkolluar”, tha Duka.
Për historianin tjetër të ftuar në studio, Paskal Milo mes palës shqiptare dhe asaj greke ka qendrime dhe reagime asimetrike. Ai tha se diplomatët shqiptarë në Greqi nuk kanë bërë kurrë deklarata të tilla, pavarësisht se kanë vizituar zona të banuara nga shqiptarë ortodoksë në Greqi.
Top Channel