Benitez rikthehet të sulmojë Interin

09/02/2011 17:15

Trajneri spanjoll, Rafael Benitez, aktualisht i papunë, sulmoi ashpër ish-klunin e tij të Interit, në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle.

Shtypi italian e akuzoi gjerësisht spanjollin se metodat e tij stërvitore bënë që shumë lojtarë të dëmtoheshin, por ai përgjigjet: “Mbi çështjen e dëmtimeve tek Interi, dua të nënvizoj disa të dhëna të rëndësishme.

80% e lojtarëve që pësuan dëmtime, kishin patur të njëjtat probleme edhe në vitet e mëparshme. Unë dhe stafi im nuk kontrollonim rikuperimin dhe terapitë që stafi mjekësor zgjidhte të ndiqte për futbollistët.

Pasi u largova nga Interi, u regjistruan tetë dëmtime në një muaj, me Diego Militon që është i fundit. Nuk besoj se tashmë vazhdoj të jem unë shkaktari për dëmtimet e lojtarëve interistë”.

Duke analizuar raportin e tij me presidentin Massimo Moratti, Benitez u shpreh i befasuar për faktin që u bënë menjëherë pesë blerje pas mbërritjes së Leonardos, ndërsa atij nuk iu dhurua asnjë goditje e rëndësishme.

”Përse nuk u bënë blerje në verë? Këtë nuk e di, por jam i pari që mbeta i befasuar. Në gusht më kërkuan një projekt për të përmirësuar skuadrën. Unë e parashtrova dhe drejtuesit mbetën të kënaqur, por nuk bënë asnjë lëvizje për të plotësuar një pjesë të atij projekti”, thotë Benitez.

”Në një muaj, pas ardhjes së Leonardos, u blenë pesë futbollistë dhe u shitën gjashtë. Praktikisht, tani skuadra është e re. Ajo që më bën të reflektoj është fakti se midis blerjeve, janë edhe disa që unë kisha sugjeruar më parë. Është fakt që vërteton se puna ime ishte e mirë dhe që skuadra kishte nevojë për përforcime”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA