Xhaferraj: Cilësi dhe pastërti
08/02/2011 21:15
Ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar në analizën vjetore të Institutit të Monumenteve që të rritet cilësia e shërbimit dhe të merren masa për pastrimin e plazheve, rrugëve nacionale dhe sajteve të trashëgimisë kulturore në vend.
“Kuptohet se sa e qartë, se sa e drejtpërdrejt dhe sa serioze është për ne cilësia që ne duhet të japim përsa i përket shërbimit dhe pastrimit në parqet dhe muzetë tona. Ne nuk do tolerojmë mungesën e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë për të shërbyer në ato nivele që kërkojnë objektivat e turizmit tonë”, është shprehur Xhaferraj.
Top Channel