Mal i Zi, pranga anëtarit të “Cakejveâ€
08/02/2011 11:05
Policia malazeze ka arrestuar në Podgoricë një ish-pjesëtar të njësisë paraushtarake serbe “Cakejtë”, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave personi i arrestuar akuzohet konkretisht për masakrën e 46 shqiptarëve në fshatin Qyshk, në vitin 1999.
Në dhjetor të vitit të kaluar, policia malezeze arrestoi Milojko Nikolic, një tjetër anëtar i “Cakejve”, i akuzuar për të njëjtën masakër.
Ndërsa më 20 dhjetor në Beograd nisi procesi gjyqësor ndaj 9 anëtarëve të njësisë famëkeqe paraushtarake, 17 anëtarë të tjerë të të cilës janë në arrati.
Top Channel