Kuzhe: Pesimist për “Euro 2012”

08/02/2011 15:40

Para ndeshjes miqësore me Slloveninë, trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe ka theksuar se për momentin është shumë e vështirë të mendosh kualifikimin e kuqezinjve në “Euro 2012”.

“Qëllimi ynë është loja dhe rezultatet e mira. Ajo që mund të them për momentin është të luajmë fort përballë Bjellorusisë dhe më pas duhet të shohim hap pas hapi. Është shumë e vështirë të flas tani për të ardhmen. Selektimi i lojtarëve është gjithmonë një pikëpyetje për mua, por unë kam vendosur që këta futbollistë të grumbulluar janë për 2 vitet e ardhshme, perfshi këtu Lalën, Skelën, Duron dhe Bogdanin. Do të ndjek këtë rrugë deri në fund të këtyre kualifikimeve, pas kësaj është kohë e re, periudhë e re, objektiva të reja dhe grumbullime të reja” theksoi trajneri I përfaqësueses, Josip Kuzhe.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme miqësore ndaj Sllovenisë folën gjithashtu Altin Lala dhe Lorik Cana, respektivisht kapiteni dhe zëvendëskapiteni i kombëtares së futbollit.

“S’kemi çfarë bëjmë ndaj biologjisë. Për mua, ky do jetë edicioni i fundit me Kombëtaren”, u shpreh 35-vjeçari.

“Jemi në rritje. Lojtarët kanë kohë që luajnë bashkë. Kemi lojtarë që luajnë në kampionate të forta dhe që luajnë rregullisht. Kjo gjë do të na ndihmojë”, deklaroi Cana.

Miqësorja me Slloveninë do të luhet të mërkurën në 20:00 në stadiumin kombëtar Qemal Stafa, ndeshje që do të paraprijë sfidën me Bjellorusinë më 26 mars, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2012”.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta