Komandot e vijës së frontit

08/02/2011 10:55

Në ambjentet e jashtme të kryeministrisë po zhvillohet një ceremoni me rastin e kthimit të kontigjentit të parë të trupave speciale nga Afganistani.

Të pranishëm në këtë ceremoni janë kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Kontigjenti i komandove, anëtarë të njësisë “Shqiponjat”, ishte me mision për disa muaj në zonën e Kandaharit.

Në një fjalim të mbajtur, ministri Imami u ka uruar mirëseardhjen trupave speciale nga një mision kaq i rëndësishëm për paqen në botë. “Kjo është një ditë krenarie për gjithë Shqipërinë”, është shprehur ministri i Mbrojtjes.

Ndërsa kryeministri Berisha ka vlerësuar punën e bërë nga komandot shqiptarë, në një zonë të rrezikshme sic është Afganistani.

“Sot u urojmë ushtarëve të “Shqiponjave” mirëseardhjen më vllazërore. Shprehim mirënjohjen  më të thellë për familjet e ushtarëve të “Shqiponjave”. Ushtarët për 6 muaj u përballën me misione të rrezikshme”, ka deklaruar Berisha.

Më tej kryeministri e ka vlerësuar rrezikun në Afganistan si një rrezik për paqen në mbarë botën, ndërsa nga ana tjetër ka premtuar angazhimin e qeverisë së tij për modernizimin e Forcave të Armatosura.

“Do bëjmë përpjekje për modernizimin e Forcave të Armatosura. Përgjegjësia jonë ndaj Aleancës do të jetë historike”, ka shtuar Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA