Ben Affleck: Pres momentet e vështira
08/02/2011 20:30
“Jeta nuk mund të kalojë pa momente të këqia dhe të vështira dhe unë pres që herët a vonë edhe unë të kem pikat e mia të ulta.”
Ben Affleck vlerëson jetën dhe karrierën e tij profesionale, por duket se është me këmbë në tokë.
“Gjithmonë kam vëzhguar idhujt e mi dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur një jetë perfekte. Mendoj se edhe për mua gjërat nuk do të shkojnë vaj”, shprehet aktori, i martuar me Jennifer Garner.
Affleck thekson se është bukur të jesh një aktor Hollywood-i, por ka aq eksperiencë sa të kuptojë se “fama nuk do të zgjasë përjetë”.
Top Channel