U mbajt sot në Shkup takimi mes krerëve të partive politike dhe presidentit Gjorgje Ivanov, i zhvilluar me kërkesë të këtij të fundit.

Duke folur pas bisedimeve, presidenti Ivanov e vlerësoi takimin si konstruktiv, ndërsa lideri i LSDM-së Branko Cervenkovski deklaroi se takimi përfundoi pa rezultat.

Cervenkovski paralajmëroi se, nëse nuk do të plotësohen kërkesat e partisë së tij, opozita nuk do të kthehet në Kuvend.

Në takim, ashtu sikundër kishte paralajmëruar, mungoi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA