Robert Kubica rifition ndienjat

07/02/2011 20:35

Piloti i Renosë në Formula 1, Robert Kubica, ka rifituar ndienjat, ndërsa ka nisur riaftësimin nga operacioni prej shtatë orësh.

Ai rrezikoi jetën një ditë më parë në një aksident të dhunshëm me një makinë reli, në Itali. 26-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta dhe ende nuk dihet nëse do të rifitojë kontrollin e plotë të dorës së tij të djathtë.

Në gjendjen aktuale, nuk dihet nëse polaku do të rikthehet të garojë, por është e sigurt qëndrimi i tij një vit larg kompeticionit. Për mjekët, fakti që Kubica hapi sytë dhe dha shenja se kuptonte ku ndodhej, është një lajm i shkëlqyer.

”Sipas mjekëve, ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara”, deklaroi agjenti i pilotit të Formulës 1, Daniele Morelli. Ndërkohë, në një komunikatë të Renosë, mësohet se ka lëvizur edhe gishtërinjtë, ndërsa u lejua të vizitohej prej familjes.

”Për të shmangur dhembjet dhe çdo stres fizik, Roberti do të vazhdojë të jetë nën efektin e qetësuesve në 24 orët në vazhdim”, vazhdoi agjenti.

”Ndërkohë, mjekët do të vendosin se si do të trajtojnë frakturat në bërryl dhe shpatullën e tij. Atij mund t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni tjetër, por pas disa ditësh hapësire”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA