
Ministrja e Jashtme Franceze, Michele Alliot-Marie, pranoi gabimin e saj për udhëtimin në Tunizi me avionin e një biznesmeni tunizian, gjatë protestave të dhjetorit e janarit.
Ministrja është vendosur nën presion për t’u dorëhequr, pasi mjeti i përkiste Aziz Miled-it, një njeri shumë pranë presidentit të larguar, Zine al-Abidine Ben Ali.
Alliot-Marie pranoi në një radio franceze se ishte e gabuar që pranoi atë udhëtim falas, por theksoi se nuk kishte kuptuar në kohë rrjedhojat që mund të lindnin nga marrëveshja me një mik personal, si Miled-i.
Ajo ishte vendosur edhe më parë nën presion për të dhënë dorëheqjen, pasi Franca vonoi të reagonte në mbështetjen e protestuesve në Tunizi, duke I qëndruar besnike Ben Ali-së deri në largimin e tij nga vendi.
Top Channel