Kubica, operacioni përfundon me sukses
07/02/2011 08:30
Robert Kubica, piloti polak i Formulës 1, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati rreth 7 orë pas incidentit të rëndë që pësoi në Rally-n e Andoras.
Sipas mjekëve, piloti i Renault rrezikonte amputimin e të dyja duarve, por më shumë ishte në dyshim dora e djathtë.
Pas operacionit, mjekët u shprehën se “dora është e gjallë”, por nuk përjashtohen ndërhyrje të tjera kirurgjikale. Gjithsesi, rekuperimi i Kubica do të zgjasë rreth një vit.
Piloti ka pasur frakturë edhe në këmbë.
Top Channel