
Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini ka deklaruar gjatë një vizite në Beograd, se Italia do të mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.
“Serbia mund ta fitojë statusin e vendit kandidat deri në fund të këtij viti”, ka pohuar shefi i diplomacisë italiane pas një takimi me homologun serb, Vuk Jeremic.
Ndër të tjera, Frattini ka bërë thirrje për një hetim në rang ndërkombëtar të akuzave që bëhen në raportin e Dick Marty, mbi organet njerëzore nga lidershipi i UCK-së.
“Ne duam të fillojë një hetim i pavarur dhe ndërkombëtar lidhur me trafikun e organeve. Unë nuk mund ta marr raportin si të vërtetë, ai shërben si pikënisje. Hetimi shërben për të nxjerrë të vërtetën”, ka deklaruar Frattini.
Më tje ai ka kërkuar që bisedimet e reja mes Beogradit dhe Prishtinës të nisin menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.
Top Channel