Pilota i Formula 1, Robert Kubica, ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave në Rally të Andoras.
Makina e polakut, Skoda Fabia, ka dalë nga rruga 6 km nga nisja duke u përplasur në muret e një kishe. Kanë qenë zjarrfikësit ata që e kanë nxjerrë Kubicën në gjendje të rëndë nga makina e shkatërruar dhe që kishte filluar të merrte flakë, duke e dërguar menjëherë në spitalin më të afërt.
Jashtë rrezikut është shoku i tij, Jakub Gerber, që ishte në një makine me Kubicën dhe fatmirësisht ka dalë i paprekur nga ky aksident i rëndë.
Sipas informacioneve të para të mediave europiane, Kubica vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, është me frymarrje të drejtuar dhe rrezikon të humbasë dorën e majtë.
Pas këtij aksidenti, organizatorët e Rally kanë vendosur të pezullojnë garën deri në një datë të pacaktuar.
Top Channel