Ronaldo, ditëlindje me ëndrra Champions-i

05/02/2011 12:25

Cristiano Ronaldo feston sot 26-vjetorin e tij të lindjes me dëshirën për të marrë si dhuratë një medalje fituesi në Champions League.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle sportive “AS”, mesfushori portugez theksoi se dëshira më e madhe për vitin e re të jetës së tij është të udhëheqë Realin drejt titullit të dhjetë në Europë.

”TItulli i dhjetë është dhurata më e mirë që mund të më bëhet”, deklaroi Ronaldo. “I gjithë ekipi dhe stafit teknik punon shumë për të siguruar tiujt në këtë sezon”.

Pavarësisht se madrilenët ndodhen shtatë pikë pas Barcelonës në kampionat, portugezi ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e tij Mourinho.

”Është njeriu i përshtatshëm për të nxjerrë kampion këtë ekip. Të gjithë kemi besim se ai do të arrijë gjëra të mëdha në këtë ekip. Më pëlqen shumë të punoj me një njeri aq ambicioz si Mourinho.

Top Channel