Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ishte i përqëndruar tek Interi dhe tek e ardhmja e pronësisë së klubit, në konferencën për shtyp që dha në mesditë.
Interi – “Me Pazzini-n dhe Kharja-në janë përforcuar, por ne do të shkojmë në Milano për të tentuar të fitojmë”, deklaroi Ranieri. “Nuk e di në janë më të fortë nën drejtimin e Leonardo-s. Di vetëm që janë ndryshe, por Roma luan në çdo fushë për të fituar”.
Pronësia e klubit – “Jemi të përqendruar tek ajo që ndodh në fushën e lojës, edhe pse ndihemi të lehtësuar që çështja më në fund po zgjidhet”.
Mexes – “Ai gaboi dhe tani do të paguajë. Nuk është e lehtë për një lojtar të jetë i pezulluar në një ndeshje të tillë si kjo me Interin. Mungon edhe Chivu? Po, por unë mendoj vetëm për lojtarët e mi”.
Top Channel