Partia Demokratike e Shqiptarëve në Maqedoni ka vendosur të bëjë një regjistrim paralel të shqiptarëve, përpara se këtë proces ta bëjë Enti Shtetëror i ngarkuar me këtë detyrë.

Një muaj para afatit zyrtar, nga data 1 deri më 15 mars, PDSH do të tentojë të ketë një pasqyrë reale për numrin e popullsisë shqiptare për t’i hequr mundësinë Entit Shtetëror për Statistika, që do të zhvillojë regjistrimin e rregullt, uljen e përqindjes së shqiptarëve.

“Ky model do të zhvillohet në një komunë të pastër etinke dhe në një komunë etnikisht të përzier, në një fshat të pastër etnik dhe në një fshat etnikisht të përzier, si dhe në një lagje të pastër etnike dhe një në një lagje të përzier. Apelojmë deri tek qytetarët që t’i përgjigjen pozitivisht thirrjeve të regjistruesve për të realizuar regjistrimin”, deklaroi Hasan Luma, kryetar i Komisionit për Regjistrim të ngritur nga PDSH.

Partia e Menduh Thacit druhet se jashtë regjistrimit do të mbeten një numër i madh shqiptarësh që jetojnë në mërgim. Kundër ligjit aktual të regjistrimit janë shprehur edhe një sërë organizatash të shoqërisë civile si dhe Partia Demokracia e Re e Imer Selmanit.

E vetmja parti shqiptare që mbështet regjistrimin është BDI, e cila ndodhet në koalicion me Gruevskin. BDI pretendon se manipulimi i rezultatit është i pamundur.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta