Trajneri i Interit, Leonardo, e cilësoi përballjen me Romën si jo vendimtare për titullin, ndërsa preku edhe çështje të tjera të aktualitetit, në një konferencë për shtyp gjatë ditës.
Roma – “Ndeshja me Romën është një klasike e Serisë A, do të jetë një ndeshje e madhe, edhe pse jo vendimtare për titullin. Pres të shoh një përballje shumë intensive dhe emocionuese, sepse këto ndeshje janë gjithmonë të tilla”.
Chivu e Thiago – “Me Chivu-n kam folur tashmë. Ai është një djalë i shkëlqyer, e pranon që gaboi me atë grusht, prandaj kapitulli është i mbyllur. E çuditshme që nuk është thirrur asnjëherë nga Brazili, por ai është shumë i lidhur me Italinë dhe do ta priste shumë mirë grumbullimin nga Prandelli”.
Bilanci – “Jam shumë i kënaqur nga rezultatet pozitive që kemi arritur deri tani, sepse ky është një kampionat shumë i vështirë. E dija që kjo skuadër mund të bënte më shumë, por është e rëndësishme të ecim në këtë rrugë”.
Calciopoli – “Nuk duhet të fiksohemi me një histori që ka kohë që ka ndodhur. Skandale ndodhin kudo, e rëndësisishme është të ecësh përpara”.
Top Channel