Sejdiu: Serbisë t’i vendosen vijat e kuqe
04/02/2011 19:00
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se faktori ndërkombëtar duhet të përcaktojë shumë qartë se cilat janë vijat e kuqe për Serbinë.
Sipas tij, Kosova duhet të ketë vetëm një qëndrim, që të bisedojë me Serbinë për cështjet e ndjeshme, por gjithmonë në pozitën e dy vendeve të barabarta.
“Kosova mund të bisedojë gjithmonë për aq sa është e nevojshme për zbatimin e propozimit gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari, por jo jashtë këtij plani”, ka pohuar Sejdiu në një intervistë për REL.
Ai ka shtuar më tej se Kosova duhet të angazhohet për integrimin e qytetarëve dhe tre komunave të veriut, pa vënë asnjëherë në diskutim sovranitetin mbi to.
Top Channel