Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re pritet të jenë pjesë e qeverisë së re të Kosovës.
Udhëheqës të lartë të PDK-së janë në kontakt me krerët e këtyre dy subjekteve politike, për të gjetur opsionin më të përshtatshëm për një bashkëqeverisje katër-vjecare.
Një burim i lartë brenda PDK-së tha për “Telegraf”, se kryetari i PDK-së ka zhvilluar një takim me Daut Haradinaj, në përpjekje për të arritur një marrëveshje koalicioni. Po ashtu, sipas burimit, kontakte po mbahen edhe me përfaqësues të AKR-së.
Problemi i vetëm është posti i presidentit, për të cilin po luftojnë Behxhet Pacolli nga AKR dhe Blerim Shala nga AAK. Burimi shton se Pacolli do ta kishte të garantuar këtë post nëse AAK-ja nuk do të shfaqte ambicjet e saj.
Top Channel