Egjipt, përpjekje për largimin e kosovarëve
04/02/2011 18:20
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes ambasadës së saj në Ankara dhe ndihmës së Ministrisë së Jashtme të Turqisë, po bën përpjekje të identifikojë qytetarët kosovarë në Egjipt.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Citaku ka deklaruar se procesi i evakuimit po bëhet me vështirësi, pasi shumë qytetarë nuk kanë dokumente të Republikës së Kosovës.
Bëhet e ditur se ambasada e Kosovës në Ankara po kujdeset që të pajisë me dokumente të gjithë personat e identifikuar si shtetas kosovarë.
Rreth 15 qytetarë janë evakuar deri tani në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa 30 të tjerë në Stamboll të Turqisë.
Top Channel